Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kalaja: Kemi nxjerrë mësime nga humbja e parë, ja çelësi i suksesit të Vllaznisë

Në krah të trajnerit Brdaric, në konferencë për shtyp të Vllaznisë ishte mesfushori Arlind Kalaja. Ai u shpreh se gëzon formë të mirë sportive dhe pret momentin e tij. Kalaja shprehu bindjen se edhe ndaj Kukësit Vllaznia do të tregojë vlerat e saj dhe do të synojë vetëm fitoren.

“Pak para fillimit të sezonit kam patur një dëmtim që më ka marrë jo pak kohë. Por di të them se gjatë gjithë kësaj periudhe kam patur mbështetjen e gjithë stafit dhe në momentin që jam kthyer, janë mundur të më japin minutat që kisha nevojë dhe tani jam gati për të luajtur.”

Atmosferë pozitive: “Ecuria e deritanishme është meritë e grupit, e stafit teknik, e bordit drejtues. Në ekip ekziston një atmosferë shumë e mirë, jemi një grup shumë i lidhur dhe kjo transmetohet shumë qartë edhe në fushën e lojës. Uroj që këto rezultate të vazhdojnë kështu dhe të arrijmë objektivat e ekipit.”

Përvoja te Kukësi: “Po, është e vërtetë, që kam qenë pjesë e Kukësit më parë, por nga ajo periudhë thuajse nuk ka mbetur asnjë lojtar, është vetëm Vesel Limaj, i cili edhe ai nuk e di nëse do të jetë gati për nesër. Unë e pres me shumë dëshirë ndeshjen dhe uroj që të dalim fitimtarë prej fushës.”

Humbja e fazës së parë: “Mendoj se ndeshja e fazës së parë, kur na mundi Kukësi në Shkodër, ka qenë një ndeshje episodesh dhe rezultati nuk ka treguar fytyrën e vërtetë të ndeshjes. Absolutisht që e kemi përgatitur mirë ndeshjen e nesërme. Ajo e kaluara na ka bërë mirë sepse e kemi njohur më mirë kundërshtarin, por i dimë aftësitë tona dhe nuk duam të mendojmë më për të shkuarën, por për të ardhmen.”

Efekti “Brdaric”: “Mendoj se një ndër cilësitë ndryshe që ka trajneri ynë është komunikimi, mënyra si flasim me njëri-tjetrin dhe si ai na bën të ndihemi. Na lejon të shprehemi lirshëm në fushën e lojës dhe ky mendoj se është çelësi i suksesit: komunikimi dhe mënyra si punon me ne në anën psikologjike, por edhe në atë tekniko-taktike.”

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...