Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kalari: Start i pafat, ndaj Kamzës për të treguar karakter

Partizani bëhet gati për një sfidë të rëndësishme këtë fundjavë, pasi kalendari i rezervon të mbyllë fazën e parë në transfertën e periferisë së kryeqytetit, ndaj Kamzës.

Humbja me Flamurtarin ka prishur humorin tek të kuqtë që u ndalën pas 3 fitoreve radhazi. Renditja është larg pritshmërive të fillimsezonit, teksa objektiv emergjent mbetet ngrohja e marrëdhënieve me tifozët. Humbja ndaj vlonjatëve nuk ishte rezultati i drejtë sipas Renaldo Kalarit, që nis me një analizë konferencën për shtyp në vigjilje të sfidës me Kamzën.

“Vinim nga 3 fitore radhazi dhe ishim të bindur për fitoren e 4-t. Gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet, bëmë volum loje, por nuk shfrytëzuam rastet e krijuara. Na vjen keq për këtë situatë sepse nuk e nisëm mirë kampionatin. Kemi objektiva të rëndësishëm dhe për këtë arsye tensioni shtohet”, tha Kalari.

Partizani i këtij edicioni ka treguar luhatje të mëdha, teksa humbja e fundit shihet si një hap prapa. Megjithatë mbrojtësi i majtë siguron që ekipi është në rritje e sipër, por ka diçka që penalizon grupin në arritjen e rezutlateve.

“Nuk do e quaja luhatje, pasi kemi treguar rritje nga java në javë. Luhatjet në rezultate janë dhe kjo është edhe çështje fati, por ne kemi treguar rritje. Për sulmin jemi të gjithë fajtorë, që nuk shënojmë. Ndjehet mungesa e Sukajt dhe Çanit. Nëse do të ishin të gatshëm, sot do të flisnim ndryshe. Tani e tutje duhet të luajmë me karakter dhe personalitet, duhet të tregojmë që jemi po ai ekip që kemi luftuar për titull”, tha mbrojtësi i të kuqve.

Përballë është Kamza që drejtohet nga një njohje e vjetër e Kalarit. Ramazan Ndreu ka drejtuar Kastriotin në kohën kur 33 vjeçari ishte pjesë e krutanëve. Mbrojtësi analizon kundërshtarin dhe tregon recetën me të cilën duhet të kudnërpërgjigjen.

“Ndreu ka krijuar një skuadër të mirë. Une e di se çfarë kërkon ai nga skuadrat e veta, plus që e njeh shumë mirë kampionatin. Ne kemi objektivat tona. Shkojmë me respektin për kundërshtarin, por do t’i përgjigjemi me të njëjtën monedhë, grintë dhe shpirt luftarak”, tha Reinaldo Kalari.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...