Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kalari: Partizani do më të mirët, nga Daja mund të mësoj vërtetë shumë

Ashtu si në eksperiencën e parë si trajneri i Partizanit, edhe këtë herë Kalari gjen fitoren e parë pikërisht ndaj Vllaznisë, ndërsa në intervistën e dhënë për Supersport, pranoi se është ende herët për të marrë përgjegjësi më të shumta sesa një trajner provizor.

Duket se Vllaznisë ia keni marrë dorën pasi me ju në pankinë, Partizani e ka mposhtur dy herë…
E interpretuam ndeshjen shumë mirë. Kishim folur me çunat për të vazhduar serinë e ndeshjeve pozitive dhe për të vënë në vend dinjitetin tonë për situatat që kemi kaluar më përpara. Isha i bindur që çunat do të jepnim maksimumin. Kishim edhe raste të tjera për të thelluar rezultatin, por e rëndësishme është që mbas ndeshjesh shumë të mira, më në fund erdhi edhe fitorja. Para Vllaznisë kemi lënë 6 pikë që meritonim t’i kishim dhe sot do të flisnim ndryshe, por ky është futbolli dhe do t’i pranojmë verdiktet.

Sa ndryshon Partizani i këtij sezoni, nga ai i vitit të kaluar që u shpall kampion me juve si futbollist…
Ishte një tjetër Partizanin vitin që kaloi, pasi e filluam me rezultate pozitive. Është më ndryshe të menaxhosh situatën dhe u kurorëzuam si kampion. Këtë vit na shikonin pak më ndryshe, duhet të ishim treguar më të vendosur dhe me më shumë karakter para portës. Është një sezon komplet jashtë çdo lloj pritshmërie, ndaj më vjen keq për atë çfarë është shpenzuar për këtë skuadër.

Ju vjen keq që nuk do jeni ju, por Ilir Daja trajneri i ardhshëm i Partizanit?
Partizani është një skuadër e madhe dhe kërkon gjithmonë më të mirët. Unë jam një nxënës i ri në këtë profesion dhe më duhen shumë vite për të qenë ndër më të mirët. Daja është një nga më të mirët në vend, nga ata prej të cilëve mund të mësosh shumë, ndaj shpresoj realisht që të jetë ashtu siç thoni ju.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...