Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kalari: Shanse minimale për Europën, urime Tiranës

Reinaldo Kalari, trajneri i përkohshëm i Partizanit, në analizën në “Gol pas Goli” e pranoi se të kuqtë nuk i zgjidhën si duhet situatat para portës.

“Nuk e nisëm mirë, e rregulluam lojën dhe më pas i morëm frenat në dorë. Duhet të kishim zgjidhur mirë disa situata para portës dhe në pasin e fundit. Realisht shanset janë shumë të pakta për Europën, sepse nuk varet nga ne. Të mundohemi që të bëjmë maksimumin deri në fund për të marrë pikët maksimale.

Vendimet e gjyqtarëve: Ndonjëherë i tejkaloj limitet kur jam te stoli. Janë shumë situata që duhet të ishin gjykuar ndryshe, prandaj ndodh kjo. Nuk dua të merrem me këtë pjesë. Kur filloj flas për këto gjëra, filloj shqetësohem.

Tirana kampione: I uroj Tiranës titullin kampion. Kam shumë miq aty. Jo vetëm brenda skuadrës, por edhe në ambientin e jashtëm. Siç më kanë uruar vjet, ashtu i uroj dhe unë. E kanë merituar për atë që kanë bërë gjatë gjithë vitit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...