Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Mbretit

”Kalendar pa lidhje, të zgjohen ata që e hartojnë”, Ancelotti nuk duron më

Real Madrid vuajti për të mposhtur Elche në Kupën e Mbretit të enjten në mbrëmje. 90 minutat nuk prodhuan asnjë gol, sfida shkoi në shtesa dhe emocionet u shtuan shumë. Vendasit kaluan në avantazh, por ekipi i Carlo Ancelottit përmbysi gjithçka falë golave të Iscos dhe Eden Hazard.

Fitorja dramatike solli kalimin e “Los Blancos” në çerekfinalet e Kupës së Mbretit, teksa Carlo Ancelotti regjistroi ndeshjen numër 150 si trajner i Realit. “Na presin shumë ndeshje të tjera së bashku. Faleminderit Real”, shkroi italiani në rrjetet sociale.

Ancelotti fitoi Superkupën e Spanjës dhe ndodhet në garë për të fituar të gjithë trofetë këtë sezon. Ndërkohë, 62-vjeçari ka komentuar edhe kalendarin e ngjeshur. Ai rrallë acarohet dhe kështu ka ndodhur pas takimit me Elchen.

Ky kalendar është totalisht i pakuptimtë, çfarë mund të them tjetër? Duhet të ndryshojë, është e pashmangshme. Shpresoj që njerëzit që hartojnë kalendarin të zgjohen nga gjumi dhe ta bëjnë të drejtë për të gjithë”.

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...