Kategoria Superiore

Kalendari aleat i Vllaznisë në dy javët e ardhshme, por fillimisht mendohet për Laçin

Fitorja me Kastriotin në kampionat ishte shumë pozitive pavarësisht se erdhi në kufirin e kohës, ndërkohë që fill pas asaj sfide, kuqeblutë nuk shkuan dot më shume sesa dy barazime radhazi, fillimisht me Partizanin dhe së fundmi ndaj Laçit.

Marrja e një pike mund të konsiderohet një rezultat i kënaqshëm për shkodranët, pavarësisht se dëshira ishte që qoftë edhe në një nga këto dy ndeshje kundër rivalëve direkt ekipi të merrte maksimumin.

Gjithsesi rikthimi te rezultatet e pritshme ka ndryshuar dhe humorin e shkodranëve, jo vetëm për pozicionin në renditje, por dhe pritshmëritë në këtë fund kampionati, ku dhe morali mund të luajë një rol të rëndësishëm duke patur parasysh dhe ndryshimet e shpeshta në renditje, aq më tepër që me kaq shumë sfida direkte mjafton vetëm një hap fals për të humbur terren.

Dueli ndaj Apolonisë mund të konsiderohet si një bonus që nuk duhet të lënë pa u shfrytëzuar nga kuqeblutë. Përballë fierakëve asgjë nuk do të jetë e lehtë pavarësisht formës jo të mirë, por kurrsesi Vllaznia nuk mund t’ia lejojë vetes mos marrjen e një fitoreje.

Pas asaj sfide shkodranët i pret një tjetër ndeshje e lehtë në letër, pasi do të presin Skënderbeun në “Loro Boriçi” dhe nëse ia dalin të marrin maksimumin në këto dy takime, atëherë mund të rimarrin kryesimin dhe të shtojnë dozën e besimit te titulli kampion.

Megjithatë para se të shkohet te ndeshjet e kampionatit, në mesjavë e pret një sfidë mjaft e rëndësishme si gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë ndaj laçit, një tjetër kompeticion që shkodranët e synojnë, pasi të jep edhe një biletë për në Kupat e Europës.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency