Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kalendari i javës së dytë, “Elbasan Arena” shtëpia e Dinamos dhe Kukësit

Me përfundimin e javës së parë të Abissnet Superiores, Federata Shqiptare e Futbollit, si organizatore e garës, ka përcaktuar kalendarin e raundit pasardhës, që sikurse në atë premierë do të shtrihet në tri ditë.

Të premten, në orën 19:45, në “Elbasan Arena”, Dinamo do të presë Laçin me synimin për të krijuar që në start të sezonit një vazhdimësi rezultatesh pozitive. “Nëndetësja” befasoi në përballjen me Kastriotin, sfidë në të cilën tregoi shumë cilësi në organizimin e lojës.

Të shtunën do të luhen dy takimet e radhës: në orën 16:45, në Korçë, Skënderbeu do të presë Partizanin në një duel mes dy skuadrave humbëse në javën e parë, ndërsa në “Loro Boriçi”, në orën 19:45, pritet me shumë entuziazëm sfida mes Vllaznisë dhe Teutës.

Dy takimet e fundit të Abissnet Superiores do të zhvillohen të dielën: në orën 13:45, në “Selman Stermasi”, Tirana do të sfidojë debutuesit e Egnatias, që e nisën me humbje ndaj Kukësit sezonin, ndërsa ndeshja përmbyllëse e javës së dytë është ajo e “Elbasan Arenës” mes Kukësit dhe Kastriotit, e programuar për të nisur në orën 19:45.

Java 2
E premte
Dinamo-Laçi (19:45)

Skënderbeu-Partizani (16:45)
Vllaznia-Teuta (19:45)

E diel
Tirana-Egnatia (13:45)
Kukësi-Kastrioti (19:45)

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...