Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kalendari i ngjeshur, FSHF shtyn Kupën e Shqipërisë

Ngjeshja e kalendarit dhe ndeshjet e shpeshta në një periudhë të shkurtër ka bërë që FSHF të shtyjë ndeshjet e raundit të 1/8 të Kupës së Shqipërisë. Federata shqiptare e futbollit pas kërkesës dhe të vetë klubeve vendosi që takimet e këtij raundi të programuara për t’u luajtur në datat 18 tetor dhe 1 nëntor janë shtyrë për t’u luajtur në datat 29 nëntor dhe 13 dhjetor.

Sektori i garave mori parsysh kërkesën e klubeve për shkak të impenjimeve të shumta të tyre në këtë periudhë, pasi këtë të hënë pritet të luhen dhe ndeshjet e javës së 6-të të Superiores dhe skuadrat nuk kishin kohën e nevojshme për t’u çlodhur në prag të ndeshjeve të Kupës, që hynte për më tepër në një fazë të rëndësishme dhe ku të gjithë ekipet pjesëmarrëse dëshrojnë të luajnë me lojtarë titullar për t’i dhënë rëndësinë e duhur një kompeticioni që të garanton një vend në Europë sezonin e ardhshëm. Prej ditësh në fakt diskutohej për një ndryshim të mundëshëm të datave, por këtë të enjte FSHF bëri të ditur vendimin për datat e reja dhe pas konsultimit me vetë klubet e përfshira në aktivitet.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...