Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Kalendari i Superiores/ Cilat janë sfidat më “pikante”, nga java në javë

Këtë të premte, duke filluar nga ora 11:00 në sallën e konferencave të stadiumit “Air Albania” u hodh shorti për kalendarin e “Abissnet Superiore” për sezonin 2022-2023.

Skuadrat që konkurrojnë në elitën e futbollit shqiptar u njohën me kalendarin të edicionit të 84-ët, që do të fillojë më 20.08.2022 dhe do të mbyllet më 24.05.2023.

Java e parë rezervon përballje interesante ku spikat dueli Laçi-Teuta. Kampionët e Shqipërisë nisin misionin e tyre për të mbrojtur titullin në transfertën e Kukësit, ndërsa Partizani pret në shtëpi Egnatian. Erzeni, skuadra që u rikthye pas 19 vitesh, do të debutojë ndaj Vllaznisë, por jo në shtëpi, pasi ndeshjet e këtij sezoni do t’i luajë në “Niko Dovana”, ndërsa skuadra tjetër e promovuar, Bylis nis aventurën në elitë ndaj Kastriotit.

Java e dytë rezervon përballjen Vllaznia-Kukësi, ndërsa në javën e tretë do të luhet klasikja e futbollit shqiptar, Tirana – Vllaznia, në një raund që do luhet edhe mini-derbi Erzeni – Teuta.

Në javën e pestë, Kukësi pret në shtëpi Partizanin dhe një javë më pas, në raundin e gjashtë, kryeqytetit do të ndizet me derbin e parë të sezonit, Partizani-Tirana.

Në javën spikat dueli Vllaznia-Partizani, ndërsa në javën e tetë bie në sy dueli Laçi-Vllaznia, ndërsa në javën e fundit ndeshja më pikante është Teuta-Partizani.

Në Kategorinë Superiore këtë sezon marrin pjesë këto skuadra: KF Tirana, KF Laçi, KF Partizani, FK Kukësi, KF Vllaznia, KF Teuta, KS Kastrioti, KF Egnatia, KF Bylis dhe KF Erzeni.

Ndryshe nga sezonet e kaluara për shkak të finaleve të Botërorit “Katar 2022” kampionati do ndërpritet më 14 nëntor 2022 për t’u rikthyer më 7 dhjetor. Në ditët në vazhdim do të hidhet dhe shorti për kampionatet e Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë, që nisin respektivisht në datat 3 shtator dhe 1 tetor.

Kalendari i plotë/ Hidhet shorti i “Abissnet Superiore”, kampionët e nisin në Kukës

Abissnet Superiore, ja stadiumet ku do të luajnë të gjitha skuadrat

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...