Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Kalendari në SuperSport/ Nga skuadrat shqiptare në Europë, te finalet në Angli, Gjermani dhe Francë

Do të jetë një javë plot emocione e futboll elitar në Supersport. Platforma më e dashur sportive e të gjithë shqiptarëve, sjell në këtë javë të fundit të korrikut, një sërë eventesh, duke nisur nga Superkupat në disa prej kampionateve më të rëndësishme të Europës, testet e gjigandëve të futbollit kontinental në turet e tyre parasezonalë, sfidat e Tiranës e Laçit në Conferencë League, por edhe ekipet shqiptare që janë jashtë kufijve zyrtarë, që po befasojnë në këtë aventurë europiane.

Duke nisur nga kjo e martë, ku nga skena e Championsit, vjen përballja e Shkupit me Dinamon e Zagrebit. Skuadra nga Çairi befasoi në Maksimir, ku barazoi 2-2 me një prej klubeve model në gjithë Ballkanin, dhe tani shpreson të kualifikohet në raundin e dytë me një fitore në “Todor Proeski” ku do të ketë edhe mbështetjen e zjarrtë të tifozerisë shqiptare.

Historia shkruhet këtë të martë për Shkupin që luan sfidën më të rëndësishme të viteve të fundit, emocionet e së cilës do të mund t’i përjetoni në Supersport. E enjtja ndërkohë sjell në ekranin kampion, një mori sfidash, duke nisur nga ajo e Zrinjskit me Tiranën. Kampionët e Shqipërisë do të kërkojnë një përmbysje të madhe në tokën boshnjake mision që do të mund ta ndiqni në Supersport duke nisur nga ora 21.00.

Ndërkohë pak më herët, në orën 20.00 në fushë zbret Laçi që përballet me Petrocub  pas barazimit heroik pa gola që mori në Moldavi ku rezistoi edhe pse në inferioritet numerik për më shumë se një orë lojë. Tanimë Shpëtim Duro kërkon fitoren në Elbasan Arena, me Laçin që është e sigurt se do të japë maksimumin, akoma me më shumë vetëbesim pas sfidës së parë, për të vazhduar ëndrrën europiane me kalimin në turin e tretë, një tjetër sfidë kjo për të mos u humbur në Supersport, aty ku nuk mungojnë edhe sfidat e shumëpritura të skuadrave shqiptare nga Kosova e Maqedonia e Veriut.

Drita bëri një surprizë të bukur duke barazuar 0-0 me Antwerpin e emrave të njohur si Radja Naingolan apo Alderwiereld dhe tani këtë të enjte synon një fitore të madhe në stadiumin Fadil Vokrri. Për të gjithë tifozët që nuk do të mund të jenë aty, çdo moment i sfidës vjen në transmetimin e Supersport, ku nuk mund të mungojë as Shkëndija e Tetovës. Kuqezinjtë janë ndoshta skuadra më e avantazhuar për të kaluar ndër ekipet shqiptare për të kaluar në raundin e tretë të Conference League, duke qenë se fituan 2-1 në sfidën e parë në transfertën letoneze me Valmieran, dhe këtë të enjte zbresin të fortë falë këtij avantazhi në Todor Proeski, edhe kjo një tjetër sfidë që tranmetohet në Supersport ku keni vetëm vështirësinë e përzgjedhjes mes shumë ekipeve.

Në fundjavën e fundit të korrikut, vetëm pak ditë para nisjes së kampionateve Supersport sjell futbollin elitar të më të mirëve të Europës. Liverpool dhe Manchester City kërkojnë këtë të shtunë trofeun e parë sezonal. Dy skuadrat më të forta të kampionatit më të fortë në botë përballen për Superkupën, apo siç i thonë anglezët Community Shield duke ofruar dhe një antipastë të rivalitetit më të ndezur për fronin e futbollit britanik.

Po të shtunën vjen dhe aroma e futbollit gjerman me Bayern që rikthehet në fushë për të konfirmuar superioritetin në finalen e Superkupës me rivalët më të fortë, Leipzig. Tanimë me një Mane më shumë, por pa Lewavdowskin, kuroziteti për të parë Bajernin e ri është i jashtëzakonshëm, ashtu si dhe për Juventusin.

Bardhezinjtë me blerje ekselente, Pogba apo Di Maria e Bremer kërkojnë triumfin në Itali e Europë. Ku ka barometër më të mirë për të parë se ku janë se sa një test me kampionët e Europës, Juventus – Real Madrid është sfida që vjen nga toka amerikane si një finale Championsi, ndërkohë që 31 korriku sjell dhe kampionët e Italisë, Milanin që mat forcat në një test të zjarrtë përballë Marsejës.

Mbrëmja ndërkohë është e rezervuar për yjet e PSG, Messi, Neymar e Mbappe zbresin në fushë për Superkupën e Francës përballë Nantes, duke i dhënë rrugë një sezoni ku kërkojnë me çdo kusht të realizojnë ëndrën Champions, a i kanë letrat në rregull për tja dalë, një përshtypje të parë do ta krijojë pikërisht kjo sfidës Superkupe, që mbyll një javë plot evente në ekranin e Supersport, aty ku dimër apo verë qoftë, në vend të premtimeve boshe që ju ofrojnë të tjerët, gjeni gjithmonë faktet, më të mirët e futbollit dhe një buqetë të pakrahasueshme eventesh sportive.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...