Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kalimi i Messit te PSG, Gjykata e Drejtësisë e BE-së merr një vendim

Gjykata e Drejtësisë e BE-së (GJEU), me seli në Luksemburg, do të mbajë një seancë publike më 18 tetor në të cilën do të shqyrtojë padinë kundër nënshkrimit të Leo Messit nga PSG, paraqitur në gusht 2021 nga një grup partnerësh të Barcelonës me qendër në Francë.

Burime nga grupi gjyqësor i paditësve konfirmuan për mediet spanjolle se gjyqtarët do të shqyrtojnë nëse ka pasur një shkelje të “fair-play-it financiar” me nënshkrimin përfundimtar të Messit dhe nëse ka një “shtrembërim” të konkurrencës midis kampionatit spanjoll dhe atij francez. Ata gjithashtu do të vlerësojnë nëse ka pasur “ndihmë” të paligjshme nga shteti francez për PSG-në në kuadër të bashkëpunimit me Katarin.

Sipas avokatëve të grupit të partnerëve të Barcelonës, gjyqtari i caktuar për këtë çështje është Marc Jaeger, ish-president i Gjykatës së BE-së (2007-2019).

“Anëtarët e FC Barcelona janë të kënaqur me vendimin e Gjykatës për të organizuar një seancë publike dhe presin një vendim të prerë që mbron interesat e tifozëve dhe i jep fund instrumentalizimit sistematik të futbollit profesionist”,-tregon avokati Juan Branco, përfaqësuesi kryesor i paditësve.

Data e shpalljes së vendimit nuk dihet ende, megjithëse vlerësohet se do të ndodhë gjatë vitit 2023.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...