Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kalimi i Rui Patricios në Angli bëhet çështje, Wolves mund ta pësojë keq!

Wolverhampton Wanderers në telashe serioze. Skuadra e sapongjitur në Premier League ka firmosur pak javë më parë me portierin e kombëtares portugeze Rui Patricio, i cili është larguar nga Sportingu i Lisbonës pa aprovimin e klubit portugez. Për shkak të sulmeve që u bënë tifozëve disa prej lojtarëve kryesorë të klubit portugez në qëndrën stërvitore në fund të sezonit të kaluar shumë futbollistë kanë vepruar me kokën e tyre duke dalë të lirë në treg, i pari që e bëri këtë ishte pikërisht Rui Patricio, por në këtë çështje duhet të ndërhyjë FIFA që nuk e ka thënë ende fjalën e saj pasi të gjithë këta futbollistë janë nën kontratë me Sportingun. Pikërisht transferimi i portierit të përfaqësues luzitane mund t’i kushtojë rëndë Wolves-it, pasi drejtuesit e Sportingut e kanë çuar çështjen në FIFA duke i kërkuar një dëmshpërblim prej 54, 7 milionë euro klubit anglez dhe një pezullim 6 mujor nga të gjitha aktivitetet për futbollistin. Një situatë e ngjashme mund të ndodhë edhe me klubet që interesohen për dy yjet e tjerë të bardhejeshilëve nga Lisbona William Carvalho dhe Gelson Martins nëse nuk hynë në bisedime për të blerë kartonin e tyre nga Sportingu i Lisbonës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...