Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Kalimi nga Roma te Lazio, Pedro: Shkak ishte Mourinho, asnjëherë nuk më pa në sy!

Pedro Rodriguez është një nga të paktët lojtarë të cilët kanë luajtur me të dyja skuadrat e kryeqytetit italian, Romën dhe Lacion. Fillimisht, spanjolli ishte pjesë e verdhekuqve, por në vitin 2021 ndryshoi ambient duke kaluar te bardhekaltërit aty ku bën pjesë edhe sot e kësaj dite, dhe ndër të tjera është mjaft i vlerësuar.

Së fundmi, sulmuesi zbulon se arsyeja e vërtetë e largimit nga Roma për te Lacio ishte mbërritja e Jose Mourinhos te verdhekuqtë. Në një intervistë për gazetën “ABC”, 35-vjeçari zbuloi se kërkoi të ballafaqohej me teknikun portugez, por ky i fundit nuk i foli kurrë hapur.

Lexo edhe:

“Ishte Mourinho ai që mori vendimin për të më larguar nga skuadra e Romës. Por, në fakt ai nuk më zhgënjeu në lidhje me këtë vendim pasi ishte e drejta e tij. Ajo që nuk më pëlqeu dhe më zhgënjeu ishte fakti se ai nuk ma tha vendimin duke më parë në sy, u shmang. U mundova të flisja me të, por nuk ia dola. Thjesht doja që vendimin të ma thoshte duke më parë në sy sepse nuk jemi fëmijë, por ai nuk pranoi.

A ishte e kaluara ime te Barcelona një arsye për të më larguar nga Roma? Jo nuk e besoj, sepse ishte Mourinho që më mori te Chelsea, unë kisha punuar edhe më parë me të”, u shpreh Pedro.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...