Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Kaliniç drejt Atleticos, pritet vetëm miratimi i “Elliot”

Atletico Madrid ka bërë një tjetër hap përpara, për të blerë sulmuesin kroat të Milanit, Nicola Kaliniç. Spanjollët kanë ofruar 20 milionë euro për kartonin e tij dhe kanë gjetur akordin me drejtuesit e klubit kuqezi, por tashmë pritet një tjetër miratim.

Bëhet fjalë për pronarët e rinj të klubit, Fondin Elliot, që duhet të japë miratimin para se transferimi të kryhet përfundimisht. Kaliniç pëlqehet shumë nga Simeone, që kërkon t’i shtojë artilerisë së tij sulmuese, një futbollist me eksperiencë dhe të aftë të dërgojë topin në rrjetë.

Nga ana tjetër, edhe vetë sulmuesi kroat, pas një sezoni për t’u harruar mes Milanit dhe Kombëtares, kërkon një mundësi tjetër për të rilindur dhe Madridi duket destinacioni i duhur.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...