Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Kaliniç “fluturon” në Madrid, zyrtarizohet te Atletico

Aventura e Nikola Kaliniç te Milani është mbyllur pas vetëm një viti kalendarik, sepse sulmuesi kroat është transferuar në kampionatin spanjoll.

Atletico e Madridit ka arritur akordin me Milanin dhe ka zyrtarizuar transferimin e kroatit, në këmbim të 14 milionë eurove, një biznes që lë shumë të kënaqur kuqezinjtë e Milanit, të cilën nuk kanë më vend për kroatin në majë të sulmit, pas ardhjes së Gonzalo Higuain.

Nga ana tjetër, pas largimit të Gameiros te Valencia, Simeone do të ketë më në fund sulmuesin që i duhet për ta pasur si alternativë të Diego Costës në skuadrën e tij, teksa palët kanë nënshkruar një kontratë 3-vjeçare.

Kujtojmë që ky sezon nuk ishte aspak i mirë për sulmuesin kroat, që përveç golave me pikatore për Milanin, u bë protagonist i një episodi të shëmtuar, që i kushtoi përjashtimin nga kombëtarja kroate, pas ndeshjes së parë të botërorit “Rusi 2018”.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...