Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Kaliniç nuk lë gjurmë në debutim, Verona e Genoa ndajnë nga një pikë

Java e katërt e kampionatit italian u mbyll mbrëmjen e sotme me sfidën mes Veronës e Genoas në “Bentegodo”, e cila përfundoi në barazim pa gola, pavarësisht përpjekjeve të të dy skuadrave për të fituar ndeshjen.

Genoa u rikthye në fushë pas më tepër se tre javësh pushimi e karantinimi, duke qenë se iu infektuan pjesa më e madhe e futbollistëve e stafit teknik, ndërsa të dy skuadrat u paraqitën me mungesa në këtë sfidë.

Megjithatë ashtu siç pritej, ishte Verona ajo që u shfaq protagoniste dhe kontrolloi lojën, duke i shkuar shumë pranë golit të fitores, por gardiani i kuqebluve Mattia Perin u shfaq në lartësinë e detyrës.

Genoa e bazoi lojēn kryesisht në kundërsulmet e shpejta dhe krijoi disa situata interesante shënimi, ndërsa Verona aktivizoi në pjesën e dytë edhe blerjen e bujshme të merkatos, kroatin Nikola Kaliniç, që gjithsesi nuk arriti të lërë gjurmë.

Me këtë barazim Verona u ngjit në vendin e 6 me 7 pikë në 4 ndeshje, ndërsa Genoa u ngjit në kuotën e 4 pikëve në tre ndeshje, pasi ka për të rikuperuar edhe përballjen me Torinon më shtëpi

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...