Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kallaku: Dua të bëj karrierë jashtë, trofe i merituar

Sherif Kallaku e mbylli me një trofe aventurën me Teutës, një sukses që e motivon akoma më tepër talentin shqiptar për të patur një karrierë të suksesshme edhe jashtë vendit. Kallaku në emisionin Gol pas Goli e komentoi kështu triumfin e Teutës së tij.

“Teuta e kishte si projekt që të shpallej kampion, por kishte edhe synim që të sillte në Durrës një trofe. Jam shumë i lumtur që sollëm një trofe në Durrës. Shpresoj që Teuta të ketë vazhdimësi dhe të vazhdojë me suksese. Në Shkodër ka qenë 2-0 dhe në besuam që edhe me një gol dhe i lumtur që arritëm këtu. Jam shumë i lumtur për hapin  e madh që do bëj, por edhe për faktin se kam lënë një shije të mirë këtu. Shpresoj që të kem një karrierë të suksesshme tani dhe në të ardhmen pse jo të rikthehem këtu. Zgjodha një kampionat të fortë, një vend ku është një trampolinë shumë e mirë për mua. Do punoj fortë për të ecur sa më shumë, pasi dëshira e madhe është të ec para dhe të rritem.”, u shpreh Kallaku.

Menjëherë pas kësaj sfide numri 10 i durrsakëve do të udhëtojë drejt Kroacisë për të nisur aventurën me Lokomotivën e Zagrebit që ka blerë kartonin e tij për një shumë modeste prej 150 mijë eurosh.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...