Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kallaku shpërdoron penalltinë, Kamza i merr pikë Teutës në Durrës, feston Partizani

Është thjesht java e Partizanit. Të kuqtë u gëzuan trefish në këtë javë të 21-të të Superiores, fillimisht për suksesin 2-0 me Kastriotin, më pas për humbjen e Kukësit 0-1 ndaj Tiranës dhe në fund për barazimin 0-0 të Teutës në “Niko Dovana” me Kamzën. Tashmë diferenca mes të kuqve dhe ndjekësve më të afërt është respektivisht 8 pikë me Kukësin dhe 10 me Teutën, që ndaj ekipit të Ernest Gjokës regjistroi barazimin e katërt radhës.
Me një llogari të thjeshtë nga 12 pikë të mundshme “Djemtë e Detit” në katër javët e fundit kanë grumbulluar vetëm 4 pikë.
Për t’u fokusuar të kronika e ndeshjes së “Niko Dovanës”, skuadra durrsake u “tradhtua” nga futbollisti ndoshta më i vlerësuar deri në këtë pjesë të kampionatit, Sherif Kallaku, që nuk arriti të shndërronte në gol një 11-metërsh të fituar në minutën e 19-të nga Gerhard Progni, por e kontestuar me forcë nga Kamza. Një pikë me vlerë për ekipin e Gjokës që lë në vendin e fundit në të njëjtën kuotë pikësh, 16, por me golaverazh më të mirë, Kastriotit.

Tirana nderon veten dhe Partizanin, Luftëtari dhe Flamurtari ndajnë pikët!

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...