Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Kaloi 48 orë nëntokë, tenistja ukrainase rrëfen tmerrin dhe arratisjen me kamion

Tenistja ukrainase Dayana Yastremska është larguar nga vendi i saj i lindjes pas pushtimit nga Rusia dhe tani është e sigurt në Francë.

Ky lajm është bërë i ditur nga vetë 21-vjeçarja në një postim në rrjetet sociale të shtunën. Yastremska, e cila ka fituar tre tituj të ËTA dhe është renditur si numri i 21-të i botës, tha se u largua nga Odessa me motrën e saj më të vogël me ndihmën e prindërve të tyre.

“E lodhur, por unë dhe motra ime jemi të sigurta!”-shkroi ajo në një “Insta-story”, ku tregohej mbërritja e tyre në Rumani, ndërsa vijonin rrugën për në Francë.

“Faleminderit Francë! Ukrainë qëndro e fortë! Na mungon shtëpia jonë, mami dhe babi”-shkruante më tej ajo.

Ndërsa forcat ukrainase luftojnë për të mbajtur kontrollin e Kievit, Odessa gjithashtu është shenjëstruar në jug me një numër anijesh jashtë qytetit port.

Pavarësisht se bota e Yastremska u shkatërrua në ditët kur trupat ruse hynë në Ukrainë, ajo ende planifikon të luajë me rumunen Ana Bogdan, kur Lyon Open të nisë të hënën.

Të premten, Yastremska tregoi veten dhe motrën e saj të ulura në fundin e një kamioni, me të cilin u larguan nga vendi i tyre, për t’i shpëtuar luftës.

“Pasi kaluam dy net në parkingun e nëndheshëm, prindërit e mi morën një vendim me çdo kusht që të më dërgonin mua dhe motrën time të vogël jashtë Ukrainës!”-bëri me dije ajo në një postim në rrjetet sociale.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...