Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Kalova 4 vite burg te Barcelona! Askush nuk besonte tek unë”

Samuel Umtiti po shijon aventurën e parë në Serie A. Mbrojtësi francez, i cili fitoi Kupën e Botës me “Gjelat” (2018), u huazua te Lecce gjatë verës së vitit të kaluar.

29-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026, por ai nuk ka ndërmend të rikthehet në “Camp Nou”. Në një prononcim për Canal +, Umtiti deklaroi:

Kalova katër vite burg te Barcelona. Jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në jetën e përditshme. Ndihesha shumë keq, preferoja të qëndroja i distancuar dhe vetëm.

Lexo edhe:

Fillimi te Barcelona ishte pozitiv, po luaja në nivele të larta, por më pas nisa të humbisja besimin te vetja. Dhe e kuptova se askush nuk besonte më tek unë…

E ardhmja? Tani mendoj vetëm për Leccen dhe jam i fokusuar tek arritja e objektivit mbijetesë”, u shpreh qendërmbrojtësi me origjinë nga Kameruni.

Umtiti u bë pjesë e Barcelonës në verën e vitit 2016, kur u transferua nga Lyoni për 25 mln euro. Gjatë aventurës me skuadrën katalanase fitoi 7 trofe.

Lajme të tjera

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...