Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Kalvari i Sergi Robertos, pozitiv në 26 tamponë për koronavirusin

Sergi Roberto u rikthye të luajë për Barcelonën në ndeshjen e të dielës ndaj Athletic Bilbaos, por mediat spanjolle zbulojnë se mesfushori spanjoll ka kaluar një periudhë vërtetë të komplikuar në pritje të një testi negativ të koronavirusit.

Spanjolli pësoi një dëmtim muskulor në fund të muajit nëntor, por më 1 dhjetor rezultoi pozitiv dhe që atëherë iu deshën të kryejë plot 27 teste, për të marrë një rezultat negativ, që e lejoi të bashkohej me skuadrën.

Kjo pasi protokolli i miratuar në Spanjë, nuk e lejon një futbollist të zbresë në qendrën stërvitore pa pasur një test negativ, qoftë edhe nëse i ka kaluar 14 ditët e izolimit.

Megjithatë koronavirusi në trupin e Sergi Robertos qëndroi më shumë se duhet, më tepër se një muaj dhe siç pranoi ai vetë, tamponët i ishin shndërruar në një stres më vete.

Gjithsesi edhe gjatë kohës që qëndronte i izoluar në shtëpi, Sergi Roberto ka kryer një pjesë të mirë të stërvitjes, duke bërë që të gjente shpejt formën, pasi u vu nën urdhrat e Koeman dhe tani është një alternativë më shumë për katalanët.

Kujtojmë që edhe sulmuesi argjentinas i Juventusit, Paulo Dybala pati një eksperiencë aspak të mirë me koronavirusin, pasi iu deshën plot 46 ditë për të marrë një test negativ, që e lejonte t’i bashkohej grupit dhe të luante në fushë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...