Carabao Cup

“Kam dy portierët më të mirë në botë”, Klopp: Finalja mund të dilte 5-5!

Liverpool fitoi Kupën e Ligës ditën e diel. Skuadra e Jurgen Klopp triumfoi 11-10 me penallti në finalen me Chelsea, teksa 120 minutat nuk prodhuan asnjë gol.

Në “Wembley” u zhvillua një ndeshje spektakolare, të dy ekipet krijuan shumë raste, ndërkohë që VAR-i anuloi tre gola.

Liverpool fitoi për herë të nëntë këtë trofe, duke qenë ekipi anglez me më shumë Kupa Lige të fituara. Klopp ndihet i lumtur për suksesin e djemve të tij.

Chelsea ka një ekip jashtëzakonisht të fortë. Ne kishim nevojë për fat, dhe fati nuk na mungoi pasi ndeshja mund të kishte përfunduar 5-5!

https://twitter.com/i/status/1498260441625088009

Ndihem i lumtur, por do të ishte më bukur nëse ndeshja do të mbyllej në 90 minuta me rezultatin 1-0 për ne.

Më vjen mirë që tifozët mund të festojnë në këto kohë të errëta”, deklaroi trajneri i Liverpool, i cili thuri elozhe edhe për portierët e tij.

Alisson është portieri më i mirë në botë për mendimin tim. Ka shumë portierë të tjerë të mirë, por ai është realisht i pabesueshëm.

Ne kemi edhe portierin e dytë më të mirë në botë: Caoimhin Kelleher. Ai zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer kundër Chelsea, kreu dy pritje të jashtëzakonshme.

Kelleher tregoi se vendimi për ta futur në fushë ishte absolutisht i drejtë. Më pas, në ato penallti spektakolare ai tregoi të gjithë aftësitë e tij”, përfundoi Klopp.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency