Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

“Kam frikë të përballem me Nadal në Francë”, Medvedev pranon madhështinë e spanjollit

Rafael Nadal është ende në periudhën e rikuperimit pas një dëmtimi që pësoi në Australian Open. Tenisti spanjoll synon që të rikthehet në kohë për të marrë pjesë në Roland Garros, kompeticionin e tij të preferuar. Në fushën me dhe, ish-numri një i botës është më i miri dhe këtë e pranon edhe Daniil Medvedev i cili së fundmi shprehet se ka frikë të ndeshet me Nadal në një terren të tillë.

“Më duhet të pranoj se të mundësh Rafael Nadal në Roland Garros është një nga sfidat më të mëdha në botën e tenisit. E vërteta është se dua shumë ta provoj dhe ta sfidoj Nadal, por në të njëjtën kohë kam edhe frikë të përballem me të në fushat me dhe. Të mund Nadal në Paris dhe Djokovic në Melbourne janë për mua dy nga sfidat më të mëdha që dua t’i arrij”, u shpreh Medvedev.

Lexo edhe:

Kujtojmë se Roland Garros do të mbahet në Paris nga data 28 maj deri më datë 11 qershor me Rafael Nadal që është rekordmeni absolut në tokën franceze duke qenë se ka fituar 14 trofe.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...