Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Kam nevojë për dashuri që të luaj mirë”, Pogba i shkel syrin klubit të radhës dhe “thumbon” United

Paul Pogba është një hap larg rikthimit te Juventus teksa aktualisht mesfushori është duke negociuar detajet e fundit të kontratës. Francezi u largua nga Torino gjashtë vite më parë me destinacion Manchesterin, mirëpo me fanellën e United, 29-vjeçari ishte autor i një paraqitje zhgënjyese aq sa shpeshherë u vendos në qendër të kritikave nga tifozët dhe mediat. Gjithsesi, Pogba kërkon të ndjehet sërish i vlerësuar dhe në një intervistë të fundit thekson se ai ka nevojë për dashuri në mënyrë që të luaj mirë.

“Të gjithë kanë nevojë të ndjejnë dashuri, të ndjejnë që janë të vlerësuar. Edhe kur rritesh nuk të bën keq nëse të thonë se ia dole shumë mirë apo të komplimentojnë, këto fjalë nuk duhet t’i dëgjosh vetëm kur je fëmijë. Të vjen mirë kur puna vlerësohet dhe njerëzit janë të lumtur me ty. Sa i përket klubit të radhës, unë do të marr vendimin më të mirë për veten time.

Po mendoj, po marr kohë dhe po kërkoj për mundësinë më të mirë. Dua të luaj futboll dhe ta shijoj atë, sepse nëse nuk e bëj atëherë nuk mund të luaj mirë. Në një ndeshje mund të humbasësh, mund të humbasësh edhe trofe, por në fund është shumë e rëndësishme që ta shijosh një ndeshje”, u shpreh Pogba.

Një mesazh ky për klubin e radhës që do t’i duhet ta trajtojë Pogba në mënyrë speciale, ndërsa nga ana tjetër është edhe një “thumbim” për Manchester United, teksa me “Djajtë e Kuq” nuk gjeti kurrë kiminë e duhur.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...