Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Kam nevojë për mbrojtje nga arbitrat”, ylli i Arsenal ankohet për ndërhyrjet e ashpra

Bukayo Saka i dhuroi fitoren në transfertë Arsenalin me rezultatin 0-1 ndaj Aston Villa-s teksa ylli i topçinjve po kalon një sezon shumë të mirë duke qenë protagonist i londinezëve me nëntë gola dhe pesë asiste. Megjithatë, 20-vjeçari pretendon se mund të kishte bërë edhe më shumë nëse nuk do të ishte për ndërhyrjet e ashpra që kundërshtarët i rezervojnë në çdo përballje dhe që penalizojnë lojën e tij.

Sulmuesi i kombëtares së Anglisë pas ndeshjes me Aston Villa-n ku u zëvendësua se mori një goditje, i ka bërë një apel arbitrave të Premier League që ta mbrojnë më shumë ndaj ndërhyrjeve të shpeshta që merr gjatë një 90-minutëshi.

“Nuk po i ankohesha arbitrit të ndeshjes, por ia bëra të qartë se stili im i lojës është të kem duele individuale dhe unë gjithnjë tentoj të dribloj kundërshtarin për të fituar epërsi numerike. Kam nevojë për pak më shumë mbrojtje ndaj ndërhyrjeve të kundërshtarëve, në këtë moment kyçi i këmbës është me gjak, por në ndeshjen e radhës unë do të luaj njësoj. Nuk kam ndërmend ta ndryshoj mënyrën time të lojës, por goditjet e rënda duhen ndëshkuar”, u shpreh Saka.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...