Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

“Kam oferta nga jashtë”, titullari i Gjermanisë mohon akordin me Bayernin

Matthias Ginter po luan sezonin e fundit me M’Gladbach. Qendërmbrojtësi gjerman, i cili ka veshur 46 herë fanellën e kombëtares (2 gola) do të dalë lojtar i lirë më 30 qershor.

Interi është një nga klubet e interesuara për shërbimet e 28-vjeçarit, por në garë mbetet edhe Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë e cilësojnë si zëvendësuesin perfekt të Sule.

Në Gjermani janë të bindur se Ginter do të transferohet tek ekipi bavarez, por vetë lojtari, i cili mund të luajë edhe si mesfushor shkatërrues, ka mohuar këto zëra, duke mbajtur gjallë shpresat e kampionëve të Italisë.

Unë te Bayerni? Nuk e di nga dalin këto lajme… Kam oferta edhe nga jashtë, akoma nuk kam marrë vendim për të ardhmen. Me shumë mundësi do më duhen edhe disa javë kohë për të vendosur”, deklaroi Ginter.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Conference League

Ernest Muçi bëhet padyshim protagonisti i mbrëmjes në Conference League, pasi ia doli të shënojë dy herë në ndeshjen e parë në grup mes...