Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

 “Kam qarë gjithë javën”, Ribery pas tërheqjes: Bëhem trajner për të qëndruar pranë futbollit!

Franck Ribery lajmëroi tërheqjen nga futbolli në moshën 39-vjeçare, teksa eksperienca e fundit e francezit ishte me Salernitanën në Serie A. Por, duket se Ribery do të mbetet në Itali teksa së fundmi është shprehur se do të qëndroj tek klubi i Salernitanës pranë Davide Nicoles teknikut të skuadrës, për të mësuar më shumë rreth rolit të trajnerit ndërsa shton se vendimi për të lënë futbollin e ka rënduar shumë dhe kështu e ka kaluar gjithë javën duke qarë.

“Në këtë javë kam qarë shumë, por ishte e bukur gjithsesi, e kalova me shokët e skuadrës dhe pranë drejtuesve të klubit. Futbolli më ka dhuruar gjithçka, ishte bukur por tashmë erdhi momenti për të ndaluar.

Por, nuk kam shumë kohë për t’u menduar pasi do të nis menjëherë të mësoj rreth rolit të trajnerit. Është ende herët të flasim se çfarë trajneri do të jem, por më pëlqen kjo detyrë edhe për faktin se më lejon të jem pranë fushës dhe pranë futbollit. Do të më pëlqente të trajnoja Salernitanën një ditë, pasi këtu të gjithë më duan”, u shpreh Ribery.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...