Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Kam shkuar te psikologu”, Cavani: Ajo ndeshje më shkaktoi ankth, kisha marrje mendsh!

Edinson Cavani flet me zemër të hapur. Në një intervistë të gjatë dhënë për “Relevo”, sulmuesi uruguaian pranoi se i kërkoi ndihmë psikologut në faza të ndryshme të karrierës së tij.

Cavani theksoi se nevojën për të shkuar te psikologu e ndjeu pas humbjes së thellë të PSG-së ndaj Barcelonës, ndërsa shtoi se kishte kaluar gjendje ankthi.

“Duke marrë parasysh rëndësinë e aspektit mendor dhe emocional në futboll, është e habitshme që ka ende një paragjykim për të shkuar te psikologu. Hera e parë që shkova ishte pas humbjes së thellë 6-1 ndaj Barcelonës. Më goditi shumë, në 5 minuta gjithçka ndryshoi dhe ishte një goditje e rëndë. Nuk munda ta kontrolloja veten, edhe pse ishte “thjesht” futboll, ndjeva ankth, djersë të ftohta dhe marrje mendsh. Kisha frikë se mos më zinte gjumi dhe po mendoja nëse kisha ndonjë problem në kokë. Shkova te mjeku i PSG-së dhe ai më tha që kjo u ndodh shumë njerëzve, në çdo sektor. Kuptova se nuk isha një superhero.”-tha ai.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...