Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kamberi ndryshon sërish skuadër, e kërkojnë në Poloni!

Florian Kamberi në janar të këtij viti u transferua te Glasgow Rangers në formë huazimi nga Hibernian. Por pavarsisht paraqitjeve të mira që ka bërë sulmuesi i kombëtares shqiptare, gjasat janë të pakta që ai të qëndrojë te gjigandët skocezë. Me shumë mundësi, Kamberi do të ndryshojë sërish skuadër gjatë kësaj vere, teksa mediat britanike shkruajnë se mund të transferohet në Poloni.

“Glasgow Times” raporton se për Kamberin interesohen në Poloni dhe konkretisht është klubi i Lech Poznan që dëshiron ta ketë në skuadër sulmuesin. Sigurisht do të duhet të paguajë për kartonin e tij, pasi është nën kontratë me Hibernian deri në qershor të vitit 2022.

Sezonin e shkuar Kamberi realizoi tetë gola, kurse sivjet e ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm katër herë në kampionat. Në të shkuarën ka luajtur me Grasshoper në Zvicër, ndërkohë që një sezon u aktivizua edhe në Bundesliga 2 me Karlsruher.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...