Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kamberi shkëlqen me një eurogol dhe një asist në barazimin e Rangers  

Florian Kamberi realizon një eurogol në ndeshjen e kampionatit skocez mes St Johnstone dhe Rangers që përfundoi në barazim 2-2. Sulmuesi 24-vjeçar, i cili pak muaj më parë zgjodhi të përfaqësonte Shqipërinë në arenën ndërkombëtare (ende nuk ka debutuar), shënoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1 në minutën 50-të me një gjuajte fluturimthi në hyrje të zonës, që përfundoi në trekëndësh, teksa më parë për vendasit kishte shënuar që në pjesën e parë Hendry. Për nga mënyrë e ekzekutimit ishte një realizim spektakolar, falë një koordinimi perfekt. Kamberi ishte hedhur në fushë në fillim të pjesës së dytë.

Rangers, që drejtohen nga Steven Gerrard, përmbysën rezultatin në minutën e 71-të me Aribon, që u shërbye pikërisht nga Kamberi, por vendësit barazuan në 80-ën me May. Për Kamberin ky ishte goli i parë me fanellën e Rangers që pas transferimit në merkaton e janarit nga radhët e Hibernians.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...