Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kampion Europe me Italinë, futbollisti me orgjinë shqiptare: Stop krahasimeve me Del Pieron, kam një ëndërr

Italia u shpall mbrëmjen e së dielës Kampione e Europës për moshën U19 teksa axurrët mposhtën në finale me shifrat 0-1, Portugalinë. Pjesë e kombëtares së kaltër është edhe Luis Hasa, futbollisti 19-vjeçar me origjinë shqiptare.

Mesfushori rezultoi një nga elementët më të rëndësishëm për Italinë në rrugëtimin drejt titullit kampion, teksa në finale Hasa dhuroi asistin për golin e vetëm të ndeshjes ndërsa në këtë kompeticon në total shënoi një gol dhe katër asiste. Hasa, pjesë e të rinjve të Juventus, shprehet se ëndërron të luaj me ekipin e parë të bardhezinjve në Serie A ndërsa kërkoi të ndaleshin krahasimet me Alessandro Del Pieron.

Lexo edhe: 

“Ëndrra ime më e madhe është të luaj në Serie A me Juventusin. Ky është qëllim im kryesor, Juventus është familja ime e dytë dhe është një nga gjërat më të bukura të jem pjesë e tyre. Shpresoj që një ditë të debutoj me atë fanellë. Idhulli im është Cristiano Ronaldo dhe kur ishte te Juventus, në një nga festat e organizuara për Krishtlindje patëm mundësi të bënim foto me të. Isha shumë i emocionuar.

Krahasimi me Del Pieron? Jam i lumtur dhe më bëhet qejfi për këtë krahasim, por nuk e mendoj shumë. Ai ishte një lojtar i madh, ju lutem unë dua të jem thjesht Hasa, kaq më mjafton” u shpreh 19-vjeçari me origjinë shqiptare.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...