Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Kampion në tri shtete të ndryshme, sot do këndojë himnet e Brazilit dhe Kroacisë

Eduardo Alves da Silva do provojë emocione të forta gjatë duelit Brazil-Kroaci, i vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Botës Katar 2022. 39-vjeçari lindi në Rio De Janeiro, ndërkohë që numëron 29 gola të shënuar me kombëtaren kroate, fanellën e së cilës e veshi për herë të parë në vitin 2004.

Një skaut kroat nuhati talentin e sulmuesit që luante në vendlindje me Bangu. Eduardo firmosi me Dinamon e Zagrebit, skuadër me të cilën fitoi tre tituj dhe po kaq Kupa e Superkupa Kroacie. Ai fitoi titullin kampion edhe në Ukrainë e Poloni, respektivisht me Shakhtar Donetsk dhe Legian e Varshavës.

Në gushtin e vitit 2005, në Split zbarkoi Brazili për një miqësore ndaj Kroacisë vendase. Sfida përfundoi në barazim 1-1, Niko Kranjcar ndezi festën e tifozëve kroatë, ndërkohë që skuadra “seleçao” barazoi me një goditje dënimi fantastike të Ricardinhos.

Për rreth 20 minuta, Eduardo ishte sulmuesi i Kroacisë, ndërsa në krahun tjetër e udhëhiqte repartin ofensiv Ronaldo Fenomeni… Sot do e ketë zemrën të ndarë në dysh, por himnet do i këndojë të dyja.

Njësoj siç ndodhi në Botërorin Brazil 2014. Kroacia u ndesh në grup ndaj pesë herë kampionëve të botës në grupe, sfidë që përfundoi 3-1 për Brazilin. Eduardo donte të luante, por qëndroi gjatë 90 minutave në stol.

Unë fola me djalin tim dhe ai më tha se donte t’i këndonte të dy himnet, atë kroat, për shkak të punës së tij, dhe atë brazilian, sepse Brazili i ka mbetur gjithmonë në zemër”, shprehej nëna e tij tetë vite më parë, ndërkohë që Eduardo do i këndojë sërish dy himnet e zemrës së tij.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...