Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kampionati 5×5/ Kastriotët, Çamëria, ATS dhe Tirana në gjysmëfinale

Kampionati Kombëtar i futbollit 5×5, që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, ka zhvilluar katër ndeshjet e fazës çerekfinale në zonën e Tiranës. Të gjitha sfidat sollën garë mjaft të fortë dhe shumë spektakël. Vetëm 4 ekipe ia dolën të siguronin një biletë për në fazën gjysmëfinale të këtij sezoni.

ATS-Julton ishte takimi i parë i kësaj faze, një ndeshje mjaft e vështirë për të dyja skuadrat, që dhanë maksimumin në fushë. Takimi u mbyll me rezultatin 4-3 për ATS, që është edhe gjysmëfinalisti i parë. Mjaftoi një gol për ekipin e Çamërisë që të siguronte një biletë për në gjysmëfinalen e këtij sezoni dhe për të mbetur ende në garë.

Lexo edhe:

Çamëria mposhti ekipin e Vila L me shifrat 1-0 dhe tashmë do të ketë përballë Tirana 5×5. Këta të fundit fituan me gjashtë gola kundër BmbSHPFA në fazën çerekfinale. Ndeshja përfundoi me rezultatin final 6-4.

Ndeshja më e fortë e kësaj fazë ishte ajo mes Kastriotëve dhe Prestige MFC. Kastriotët fituan me rezultatin e ngushtë 2-1, në një ndeshje që dhuroi shumë emocione deri në minutën e fundit.

Këtë të hënë do të luhen edhe dy ndeshjet gjysmëfinale të kësaj faze, ku do të përcaktohet edhe finalja e madhe e këtij edicioni futbollistik.

Ndeshjet e fazës 1/8 në zonën e Tiranës:

ATS – Julton, 4-3
Çamëria – Vila L 1-0
Kastriotët MFC – Prestige MFC, 2-1
Tirana 5×5 – BmbSHPFA 6-4

Ndeshjet e fazës 1/4 në zonën e Tiranës:

Tirana 5×5 – Çamëria, 08.05.2023, ora 21:00
ATS – Kastriotët, 08.05.2023, ora 22:00

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...