Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Kampionati anglez “ndizet” me Man. United-Chelsea, “djajtë e kuq” duan vazhdimësinë

“Big match”-i i javës së 6-të në Premier League është pa diskutim ai që do të zhvillohet në mitikun “Old Trafford” mes Manchester United dhe Chelsea-t pasditen e sotme dhe që do të transmetohet në ekranin e Supersport.

“Djajtë e kuq” vijnë nga një start jo shumë optimist ku në 4 ndeshje kanë regjistruar 2 fitore dhe 2 humbje, një ndër të cila me shifrat turpëruese 1-6 në “Old Trafford” dhe renditja thotë pozicioni numër 15, por diçka ka ndryshuar në mesjavë sepse të besuarit e Solskjaer ia dolën të thyenin PSG-në në “Parc de Prince” me rezultatin 1-2.

Një fitore në transfertë në Champions kundër nënkampionëve në fuqi është një bonus i konsiderueshëm moral që tekniku norvegjez do të kërkojë ta shfrytëzojë këtë të shtunë ndaj Chelsea-t, teksa edhe suksesi 1-4 kundër Newcastle-t fundjavën e shkuar është një motiv më shumë për të patur vetëbesimin që një kampionat si ai anglez e kërkon me doemos.

Pezullimi i Martial është një minus i rëndësishëm për Man. United, ndërkohë që nuk janë gati as Lingard, Baily e mbi të gjitha Edinson Cavani. Në dyshim është kapiteni Maguire që nuk zbriti në fushë kundër PSG-së për shkak të një shqetësimi fizik. Bruno Fernandes është pika e referimit dhe numri 10 do të ketë mbështetjen e Paul Pogba në një kohë që më të avancuar ka gjasa të jenë Greenwood dhe Marcus Rashford.

Në krahun tjetër edhe Chelsea nuk ka zhvilluar një start sezoni për t’u mbajtur mend, pasi në 5 ndeshje numëron 2 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, të cilat kanë bërë që për momentin blutë të jenë në vendin e 9-të. Vetëm 1 fitore në 4 ndeshjet e fundit nuk janë motiv krenarie dhe dicka duhet të ndryshojë tek londinezët.

Chelsea do të kërkojë t’i japë një impuls këtij fillimi sezoni në një stadium ku nuk ka fituar asnjë nga 7 ndeshjet e fundit. Frank Lampard e ka thuajse të plotë grupin e lojtarëve dhe në fazën sulmuese do t’i besoj treshes Mount-Havertz-Pulisic pas shpinës së Timo Werner.

Manchester United-Chelsea do të jetë edhe një duel mes dy trajnerëve si Solskjaer e Lampard, që janë sfiduar në fushë edhe si futbollistë dhe që aktualisht janë dy teknikë të rinj, por më shumë ambicie. Sfida do të startojë në orën 18:30 dhe do të transmetohet si zakonisht në ekranin e Supersport 2.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...