Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Kampionati anglez ngre siparin, Arsenali triumfon në derbin londinez

Premier League ngriti siparin e sezonit të ri me derbin londinez Fulham-Arsenal, takim që u fitua me rezultatin e pastër 0-3 nga djemtë e drejtuar nga spanjolli Mikel Arteta.

“Topçinjtë” e nisën mjaft mirë takimin, pasi arritën të zhbllokojnë rezultatin që në minutën e 9, me golin e shënuar pikërisht nga futbollisti që mban mbi shpinë numrin 9, sulmuesi francez Alexander Lacazette.

Pas një aksioni të nisur nga Aubameyang në krah dhe ku mori pjesë edhe Granit Xhaka, ishte fantazisti i afruar këtë verë nga Chelsea, Willian që shërbeu saktë për sulmuesin francez, i cili me portën e boshatisur e pati të lehtë të dërgojë sferën në rrjetë.

Edhe starti i pjesës së dytë ishte mjaft i mirë për skuadrën e drejtuar nga Mikel Arteta, që në minutën e 49’ gjeti edhe golin e dytë me anë të mbrojtësit të afruar pak ditë më parë nga Lille, Gabriel Magalhaes, i cili kërceu saktë me kokë pas një krosimi të Willian nga këndi dhe dërgoi topin në rrjetë.

Llogaritë e ndeshjes i mbylli kapiteni t “topçinjve” Pierre Emenick Aubameyang, i cili u shërbye sërish nga Willian dhe u fut bukur në zonë, duke shënuar edhe golin e tretë, që njëkohësisht preu shpresat e Fulhamit për të shmangur humbjen në debutim.

Vërshëllima finale la në fuqi triumfin e Arsenalit, që përveç tre pikëve, u gëzohen edhe afrimeve të reja, pasi Willian debutoi me tre asiste, ndërsa braziliani tjetër Magalhaes debutoi me gol dhe shfaqi siguri në mbrojtje.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...