Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Kampionati francez ngre siparin me superduelin e orës 20:45, Monaco-Lyon

Të gjithë në ndjekje të PSG. Kampionati francez i futbollit do të nisë këtë të premte edicionin numër 82, ku pritet të jetë si gjithnjë një sezon i pasur me emocione nga fillimi deri në fund. Përpos ndryshimeve që mund të kenë pësuar disa skuadra, pretendenti numër 1 mbetet PSG me ose pa Neymarin.

Me futbollistë të kalibrit të tillë si Kylian Mbappe, Cavani, Di Maria e Thiago Silva, parizienët, që kanë fituar 6 nga 7 titujt e fundit në Francë, janë sërish në “pole position” dhe këtë e treguan edhe një javë më pare, duke fituar Superkupën e Francës.

Cilët janë rivalët? Monaco dhe Lyon. Pa “yjet” e PSG, por gjithsesi me lojtarë të kalibrit të Radamel Falcaos e Cesc Fabregasit, skuadra e drejtuar nga Jardim do të provojë të ndërhyjë në rrugën e kampionëve, të njëjtën gjë do të kërkojë të bëjë edhe Lyoni i Silvinhos.

Tekniku brazilian së bashku me drejtorin sportiv synojnë ta kthejnë Lyonin në lavdinë e dekadës së parë të këtij mijëvjeçari, kur “Les Gones” fituan 7 tituj kampion radhazi nga viti 2001 në 2008-ën. Meqë jemi tek Monaco e Lyoni, do të jetë pikërisht ky superduel ai që do të hapë siparin e këtij edicioni të Ligue 1. Sfida do të zhvillohet këtë të premte, në orën 20:45. Kjo përballje ashtu si i gjithë sezoni i kampionatit francez do të transmetohet “live” dhe ekskluzivisht në SuperSport.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...