Ligue 1

Kampionati francez ul siparin, PSG e mbyll me humbje, Caen bie në Ligue 2

Ka ulur siparin mbrëmjen e sotme edhe kampionati francez i futbollit, ndonëse një pjesë e mirë e verdikteve, si titulli kampion dhe skuadrat e kualifikuara për në Europë, ishin vendosur më herët.

Në këtë javë të fundit, vëmendja ishte përqendruar te zona e mbijetesës, ku pritej të përcaktohej skuadra që do të shoqëronte Guingampin në Ligue 2, por edhe ekipi që do të luajë në Play Out për të siguruar qëndrimin.

Kështu zhgënjeu mbrëmjen e sotme skuadra e Caen, që humbi në shtëpi me rezultatin minimal 0-1 ndaj Bordeaux dhe ra në vendin e parafundit, duke zbritur automatikisht një ligë më poshtë.

Mjaft e mirë rezultoi mbrëmja e sotme për Dijonin, që arriti të fitojë 2-1 ne përmbysje ndaj Toulouses dhe të sigurojë ngjitjen në vendin e 18, duke pasur kështu mundësinë për të tentuar mbijetesën nëpërmjet ndeshjeve Play Out.

Kampionët në fuqi të Paris Saint Germain humbën 3-1 në transfertën ndaj Reimsit, sulmuesi i Kosovës, Arbër Zeneli e nisi takimin nga stoli, për t’u futur në fushë në pjesën e dytë, por pa lënë gjurmë.

Fitore me përmbysje 2-3 mori edhe Lyoni në transfertë, ndërsa Monaco e mbylli edicionin me humbjen 2-0 në Nice, por që gjithsesi ia doli të mbijetojë në Ligue 1.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency