Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Kampionati gjerman ul siparin, Werder fiton një tjetër shans për mbijetesën

Bundesliga gjermane ka ulur siparin pasditen e sotme, kur edhe janë luajtur të gjitha ndeshjet e javës së 34-t dhe të fundit të kampionatit, duke dhënë kështu edhe ato pak verdikte që kishin mbetur pa u përcaktuar.

Kështu Bayerni i Mynihut e kishte siguruar më herët titullin kampion, por sot bëri detyrën në transfertën ndaj Wolfsburgut, duke triumfuar me rezultatin e thellë 0-4, falë golave të shënuar nga Comam, Cuisance, Lewandowski dhe Muller.

Me vendin e dytë të siguruar, futbollistët e Borussias së Dortmundit nuk e kishin aspak mendjen te sfida e sotme përballë Hoffenhaimit, ndaj edhe u mposhtën me rezultatin e thellë 0-4 në “Signal Iduna Park” ku të 4 golat u shënuan nga kroati Kramaric.

Nuk gabojnë Leipzig e Borussia Monchengladbach, të cilat fituan ndeshjet përkatëse, respektivisht 1-2 ndaj Augsburgut dhe 2-1 ndaj Herthës së Berlinit, duke u bërë kështu dy skuadrat e tjera gjermane, që bashkë me Bayernin e Borusian e Dortmundit, do të luajnë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Asgjë për të bërë për Bayer Leverkusenin, që sot fitoi 1-0 përballë Mainz, por që do të detyrohet të kënaqet me një vend në Europa League, ashtu si Hoffenhaim e Wolfsburg, që plotësojnë treshen e kësaj zone të renditjes.

Feston edhe Werder bremen, që ishte me një këmbë në Bundesligën e dytë, pro që sot triumfoi me rezultatin e thellë 6-1 përballë Kolnit dhe siguroi vendin e 16, që do të thotë se tani ka edhe një shans tjetër për të siguruar mbijetesën, ndeshjet e Play Out-it.

Ndërkohë në Bundesligën e dytë, bashkë me Paderbornin që kishte rënë më herët edhe matematikisht, sot u bashkua edhe Fortuna Dusseldorf, e cila u mposht me rezultatin 2-1 nga Union Berlin, në ndeshjen vendimtare të pasdites së sotme.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...