Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kampionati i femrave, derbi shkodran dhe duele të forta në javën e 15-të

Kampionati i femrave do të rikthehet këtë fundjavë ku janë planifikuar të zhvillohen 4 sfida, të vlefshme për javën e 15-të. Ditën e shtunë janë programuar të luhen tre takime, me përballjen Teuta-Partizani që do të jetë edhe sfida hapëse e kësaj jave.

Durrsaket do të presin në shtëpi skuadrën e Partizanit, që vjen pas suksesit 7-0 ndaj Lushnjes, ndërsa ekipi i Teutës u mund nga Tirana. Dueli do të zhvillohet në aneksin e stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, duke nisur në ora 13:00.

Në orën 14:30 do të luhen edhe dy takimet e tjera të javës: Apolonia-Tirana AS, që do të zhvillohet në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu”, dhe Lushnja-Skënderbeu, që do të luhet në “Roza Haxhiu”. Kryeqytetaset ashtu sikurse edhe myzeqaret, nuk kanë pasur një sezon të mirë futbollistik, duke u renditur në fundin e tabelës së klasifikimit.

Ndeshjet e javës së 15-të:

E shtunë, ora 13:00 Teuta – Partizani

E shtunë, ora 14:30 Apolonia – Tirana AS

E shtunë, ora 14:30 Lushnja – Skënderbeu

E diel, ora 14:00 Atletik Club – Vllaznia

Apolonia vjen dukshëm më superiore në këtë takim ndaj Tirana AS, një sfidë e lehtë në letër për fieraket që renditen në vendin e dytë në kampionat dhe pretendojnë për titull kampion. Ndërkaq, korçaret do të udhëtojnë drejt Lushnjes, në përballjen e dytë për këtë sezon futbollistik, ku do të masin forcat me Lushnjen e vendit të fundit.

Kjo javë do të përmbyllet ditën e diel, me sfidën më interesante të javës, derbin verior “Atletik Club-Vllaznia. Favorite në letër në këtë përballje pa dyshim që shihet skuadra e Vllaznisë, që përgjatë këtyre javëve nuk ka pësuar asnjë humbje, ndërsa skuadra e Atletik Club ka bërë një sezon të mirë, teksa e sheh veten në vendin e shtatë në kampionat. Gjithçka do të mësohet ditën e diel, me sfidën që luhet në Shkodër, në ora 14:00. Sakaq, ndeshja  Kinostudio-Murlani do të zhvillohet në një ditë tjetër, që do të bëhet me dije në ditët në vijim.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...