Connect with us

Hi, what are you looking for?

Femrat

Kampionati i femrave/ Një javë para fundit, ja sfidat e javës së 21-të

Kampionati i femrave ka nisur sprintin final drejt finishit, ku do të përcaktohen edhe verdiktet e këtij sezoni. Tashmë ka mbetur edhe një javë nga fundi i këtij edicioni, me ndeshjet e javës së 21-të që do të luhen të ndara në dy ditë. Këtë të shtunë do të zhvillohen 4 sfida, teksa ndeshja e fundit e javës mes Tiranës dhe Atletik Club do të luhet ditën e mërkurë.

Spikat sfida Partizani – Vllaznia, një ndeshje ku shkodranet do të kerkojnë pa dyshim fitoren për të qenë më afër titullit të tetë kampion të Shqipërisë, ndërsa Partizani, që ka bërë një edicion mjaft të mirë kërkon tre pikët për t’iu afruar edhe më shumë vendit të tretë. Ndeshja do të zhvillohet në Kamëz ditën e shtunë, në ora 14:30.

Ndërkaq, Apolonia do të udhëtojë drejt Durrësit ditën e nesërme, një sfidë në dukje e lehtë për fieraket, që edhe në këtë edicion kanë qenë ndër pretendentet kryesore për vendin e parë në kampionat. Edhe Teuta ka zhvilluar një kampionat të mirë, teksa një fitore ditën e nesërme do t’i bënte të ëndërronin për një vend më lart në tabelën e klasifikimit. Ndeshja do të zhvillohet nesër në Durrës në ora 11:00.

Në ndeshjet e tjera të javës, Skënderbeu do të presë në shtëpi Tirana AS, me dy skuadrat që ndahen vetëm me një pikë nga njëra-tjetra. Sfida luhet të shtunën në ora 12:00, ndërsa në të njëjtën orë do të luhet sfida tjetër mes Lushnjes dhe Kinostudios. Sakaq, ndeshja e fundit e javës do të zhvillohet ditën e mërkurë mes Tiranës dhe Atletik Club, ku vajzave bardheblu u duhet patjetër fitorja për të qenë në garë për t’u klasifikuar në një nga pozicionet e “TOP 3” të këtij kampionati.

Ndeshjet e javës së 21-të:

E shtunë, Teuta – Apolonia, ora 11:00

E shtunë, Lushnja – Kinostudio, ora 12:00

E shtunë, KF Skënderbeu – Tirana AS, ora 12:00

E shtunë, Partizani – Vllaznia, ora 14:30

E mërkurë, Tirana – Atletik Club, ora 15:00

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...