Connect with us

Hi, what are you looking for?

Femrat

Kampionati i femrave/ Surpriza në javën e 18-të, Tirana pëson humbjen e parë sezonale

Është mbyllur me ndeshjen Vllaznia – Lushnja kjo javë e 18-të e kampionatit të femrave, që u rikthye pas thuajse 10 ditësh shkëputje nga pauza e ndeshjeve të ekipeve Kombëtare.

Asnjë surprizë nga kampionet në fuqi të vendit që hipotekuan një tjetër fitore të madhe në Shkodër, duke mundur Lushnjën me rezultatin 4-0, me golat e shënuar nga sulmuesja Megi Doçi. Një tre pikësh i rëndësishëm për Vllazninë, që pretendon të marrë titullin e tetë radhazi kampion.

Sakaq, rezultat surprizë ka dhuruar sfida Murlani – Tirana, me vajzat bardheblu që kanë pësuar humbjen e parë sezonale, duke u mundur me shifrat 3-1. Verioret realizuan dy gola që në pjesën e parë të ndeshjes, ndërsa me nisjen e pjesës së dytë shënojnë edhe golin e tretë, teksa për kryeqytetaset, golin e vetëm e realizoi Goro në minutat shtesë të kohës së rregullt.

Nga ana tjetër, Partizani fitoi në Korçë me shifrat e thella 1-6, duke marrë një tre pikësh mjaft të vlefshëm që i rendit në vendin e katërt në kampionat. Pjesa e parë u mbyll me barazimin 1-1, teksa në fraksionin e dytë, të kuqet e kryeqytetit shpërthyen duke realizuar 5 gola me Begallon, Locin e Levenaj.

Në ndeshjen tjetër të javës, Teuta mundi me shifrat minimale 1-2 në Kamëz Tirana AS, duke i shpëtuar fundit të tabelës e duke u ngjitur në vendin e shtatë në grup.

Sfida tjetër e javës, Atletik Club – Kinostudio do të luhet në një ditë tjetër që do të përcaktohet nga Departementi i Garave në FSHF, ndërsa Apolonia ka qenë pushim këtë javë, sipas kalendarit të paracaktuar në fillim të këtij edicioni.

Rezultatet e ndeshjeve të javës së 18-të:

Vllaznia 4-0 Lushnja

Murlani 3-1 Tirana

Skënderbeu 1-6 Partizani

Tirana AS 1-2 KF Teuta

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...