Femrat

Kampionati i femrave/ Vllaznia shpallet kampione e Shqipërisë për herë të nëntë

Vllaznia për femra është zyrtarisht kampione e Shqipërisë në futbollin e femrave edhe për edicionin futbollistik 2021-2022. Vajzat kuqeblu e mbyllën kampionatin në kuotën e 58 pikëve pas 22 javëve të zhvilluara, me 19 fitore dhe vetëm një barazim, ndaj Apolonisë së vendit të dytë.

Kampionet e Shqipërisë e siguruan titullin një javë më parë, teksa ditën e sotme luajtën edhe ndeshjen e fundit të këtij sezoni ndaj Skënderbeut, që përkoi edhe me përfundimin e kampionatit për këtë edicion. Ndaj juglindoreve, Vllaznia nuk e diskutoi fitoren, duke trimfuar me shifrat 6-0, me dy gola të realizuar në pjesën e parë e golat e tjerë në fraksionin e dytë.

Në ceremoninë e zhvilluar në fund të sfidës, anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, Anila Basha, i dorëzoi trofeun ekipit të Vllaznisë. Ky ishte edicioni i nëntë radhazi që vajzat kuqeblu fitojnë titullin kampion të Shqipërisë në futbollin e femrave.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency