Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kampionati i Futsallit/ 34 gola në tri ndeshje, Vllaznia kap Flamurtarin në krye

Kampionati Kombëtar i Futsallit 2022-2023 po prodhon çdo javë gjithnjë e më shumë emocione dhe garë.

Sa i përket sfidave të kësaj jave të katërt, Flamurtari Futsall ngeci në shtëpi, duke pësuar kështu humbjen e parë sezonale, pas katër javësh kampionat. Vlonjatët u mundën nga skuadra e Diamantit me rezultatin 7-4, teksa vijojnë të jenë në krye të renditjes me 9 pikë, po aq sa Vllaznia.

Shkodranët u rikthyen te fitorja këtë fundjavë, pasi mposhtën në transfertë Eagles Land me shifrat 7-4, teksa janë në kuotë të barabartë pikësh me Flamurtarin.

Tre pikë shumë të rëndësishme morën edhe bardheblutë e kryeqytetit, që triumfuan me shifrat 8-4 ndaj ekipit të Forcave të Armatosura, e duke u ngjitur kështu në vendin e tretë me 6 pikë, po aq sa kundërshtarët që mundën këtë fundjavë.

Ndërkaq, FC Olimpik 1 Maji është ekipi që ka qëndruar pushim këtë javë sipas kalendarit të përcaktuar në fillim të sezonit.

Kampionati Kombëtar i Futsallit
Java e katërt

Flamurtari 4-7 Diamant Futsal
Eagles Land 4-7 Vllaznia
Tirana Futsal 8-4 Forcat e Armatosura

FC Olimpik 1 maji pushim

Renditja aktuale

Flamurtari FC 9 pikë
Vllaznia 9 pikë
Tirana Futsall 6 pikë
Diamant Futsall 6 pikë
Forcat e Armatosura 6 pikë
FC Olimpik 1 Maji 0 pikë
Eagles Land 0 pikë

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...