Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kampionati i Kosovës vjen me dy sfida direkte për mbijetesën

IPKO Superliga e Kosovës vjen sot në ekranin e Supersport me dy takimet e fundit të javës së 28, të cilat do të startojnë në orën 16:00 dhe do të transmetohen në Supersport 3 & 4.

Bëhet fjalë për dy përballje mjaft të rëndësishme, sa i përket garës për mbijetesë, teksa Liria do të presë në stadiumin “Përparim Thaçi” të Prizrenit, skuadrën e Ballkanit.

Prizrenasit nuk fitojnë prej 6 ndeshjesh radhazi, ndërsa të 5 takimet e fundit i kanë humbur, rezultate këto që i kanë çuar në vendin e parafundit të renditjes dhe i kanë bërë kandidatët kryesorë për t’iu bashkuar Kek-ut një ligë më poshtë.

Liria ka sot ndoshta “trenin e fundit” për të tentuar të dalë nga zona e ftohtë, pasi çdo rezultat tjetër do të mund të shkëpuste prizrenasit nga skuadrat që renditen më lart në renditje dhe do të komplikonte misionin e mbijetesës.

Një tjetër sfidë e fortë dhe e luftuar pritet të jetë edhe ajo mes Ferizajt dhe Flamurtarit, dy skuadra që aktualisht janë në zonën e Play Off-it për t’i shpëtuar rënies nga kategoria. Vendasit do të kërkojnë fitoren jo vetëm për të synuar largimin nga zona e barazhit, por edhe për t’u shkëputur sa më shumë nga Liria, me të cilën duelon për t’i shpëtuar rënies direkte.

Nga ana tjetër, kryeqytetasit kanë bërë një sezon me oshilacione dhe ndonëse kanë mundur të nxjerrin disa ndeshje shumë të mira, sërish janë në pozita aspak komode dhe vetëm fitorja në Ferizaj, do të mund të rikthente disi qetësinë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...