Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kampionati i portierëve, nga Shehi te Sherri, sa ndikojnë “gardianët”

Kategoria Superiore po i afrohet dalëngadalë epilogut. Disa verdikte janë përcaktuar, si largimi i Lushnjës nga elita e futbollit shqiptar, por gjithashtu është mbyllur çështja e titullit dhe është thuajse i konfirmuar vendi i dytë.

Megjithëse kanë mbetur edhe 7 javë, disa bilance, sidomos për disa role e individë të caktuar, mund të kryhen. Pozicioni i portierit në futboll është kyç për ndërtimin e një boshti të rëndësishëm në një skuadër. Për të qenë të sinqertë në këtë edicion të Superiores asnjë nga portierët nuk është shfaqur në një formë të pabesueshme, si Koliçi sezonin e kaluar, megjithatë mbetet për t’u vlerësuar vazhdueshmëria e Orges Shehit. Kapiteni i Skënderbeut gabon shumë pak dhe vijon të mbetet vendimtar për kryesuesit.

Një talent absolut është Gentian Selmani, i cili shihet si pasuesi i Shehit te Skënderbeu. Një lider për Laçin dhe këtë e dëshmon edhe shiriti i kapitenit që iu besua, edhe pse është vetëm 20 vjeç. Mungesa e tij për shkak dëmtimi ka ndikuar negativisht te bardhezinjtë që kanë humbur 3 takime radhazi në kampionat. Selmani është në mënyrë të padiskutueshme portieri i ri më i mirë i Superiores.

Adis Nurkovic nuk u afrua te Flamurtari si një nga blerjet më të bujshme të merkatos së verës, megjithatë portieri boshnjak, që përfaqëson përfaqësuesen e Kosovës ka treguar shpeshherë gjatë këtij edicioni se është i aftë të bëjë diferencën për kuqezinjtë. Pavarësisht se në pjesën e dytë të edicionit vlonjatët janë përfshirë nga një krizë e thellë, shumë pak përgjegjësi bien mbi gardianin 31-vjeçar.

Sa i përket Partizanit, Alban Hoxha duket se ka gjetur një mesatare, pa superpritje dhe pa gabime fatale. Koliçi, që ishte pa diskutim portieri më i mirë i sezonit të shkuar, nuk e përsëriti të njëjtën performancë dhe ka humbur tashmë vendin e titullarit te Kukësi, teksa për momentin po aktivizohet me të drejtë Stivi Frashëri.

Teuta gjeti më në fund stabilitet në kuadrat. Pasi Moçka e Kastrati ndërronin shpeshherë vendet, tashmë gardiani vlonjat është shfaqur në versionin e tij më të mirë, duke qenë vendimtar për durrsakët në momentin më kulminant të sezonit.

Një talent që duhet mbajtur nën vëzhgim është Alen Sherri. Pavarësisht gabimeve në takimin me Teutën, cilësitë “gardianit” 20-vjeçar të Vllaznisë janë të pamohueshme. Ai disponon elementët për t’u shndërruar në një prej portierëve më të mirë në Shqipëri.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...