Connect with us

Hi, what are you looking for?

Femrat

Kampionati i vajzave/ Mbyllet java e gjashtë, Tirana mund Partizanin, Apolonia rikthehet te fitorja

U luajtën këtë fundjavë ndeshjet e javës së katërt të kampionatit të vajzave, teksa spikati derbi i kryeqytetit, Partizani – Tirana. Kjo sfidë përfundoi me shifrat 2-3 në favor të vajzave bardheblu, që arritën të merrnin 3 pikët në minutat shtesë të takimit me një gol të Rexhina Maxhalakut. Një ndeshje vërtetë emocionuese, që pa vajzat e Partizanit të kalonin në fillim në avantazh, me një gol të Taullaj që në minutën e 10-të. Barazimi i rezultatit erdhi nga këmbët e Jehona Cokës në minutën e 30-të, teksa 7 minuta më vonë, realizoi edhe golin e epërsisë për vajzat bardheblu. Në fraksionin e dytë të lojës, Loci shënoi golin që baraspeshoi sfidën dhe kur gjithçka dukej se kishte mbaruar, Rexhina Maxhalaku gjeti golin që i dha tre pikët ekipit të saj.

Nga ana tjetër, Apolonia u rikthye te fitorja, pasi mundi me shifrat e thella 0-9 skuadrën e Laçit. Troka ishte pa dyshim protagonistja kryesore e kësaj ndeshje, me 6 gola të shënuar, teksa regjistruan emrin e tyre në këtë fitore edhe Hamonikaj, Mema e Ndoj. Aktualisht, fieraket janë në kuotën e 9 pikëve, po sa Tirana që ka një ndeshje më pak në kampionat.

Vllaznia vijon me ecurinë pozitive, teksa këtë të diel mundi Skënderbeun në shtëpi me rezultatin 6-0. Doçi e Bashka realizuan nga një dopietë në këtë sfidë, teksa rrugën e rrjetës e gjetën edhe Franja e Gjini. Në katër javë, kampionet në fuqi kanë marrë katër fitore, duke mos njohur humbje.

Teuta – Kinostudio ishte një tjetër sfidë e fortë e kësaj fundjave, e luajtur në Durrës. Kryeqytetaset morën fitoren e parë sezonale, në një ndeshje që prodhoi shumë gola e emocione për të dyja skuadrat. Skuadra e Kinostudios kaloi e para në avantazh me Baftian në minutën e 18-të, ndërsa në minutën e 23-të, Gashi realizoi edhe golin e dytë për kryeqytetaset. Bushi ngushtoi rezultatin pak minuta më vonë, teksa po në fraksionin e parë të lojës, Xhabafti e Kadiolli gjetën sërish rrugën e rrjetës. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Kinostudios, 4-1, ndërsa gjatë fraksionit të dytë të lojës, Teuta zhvilloi një lojë spektakolare duke barazuar shifrat në harkun e 12 minutave me Malajn, Delilajn e Pucën. Megjithatë, nuk mungoi as kundërpërgjigjja e Kinostudios, që gjeti sërish avantazhin me Nickun e Gashin.

Sakaq, edhe Lushnja u mund në shtëpi nga Kukësi, që gjithashtu mori fitoren e parë këtë edicion. Katër gola të Rosela Vasës i dhanë fitoren ekipit verior, që është në kuotën e tre pikëve në kampionat në këtë sezon të ri.

Ndeshjet e javës së katërt në kampionatin e vajzave:

Partizani 2-3 Tirana

Skënderbeu 0-6 Vllaznia

KF Laçi 0-9 Apolonia

Teuta 4-6 Kinostudio

Lushnja 0-4 Kukësi

Renditja pas javës së katërt:

Vllaznia 12 pikë

Apolonia 9 pikë

Tirana 9 pikë

Partizani 6 pikë

Kukësi 3 pikë

KF Teuta 3 pikë

Kinostudio 3 pikë

Skënderbeu 3 pikë

Lushnja 0 pikë

KF Laçi 0 pikë

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...