Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kampionati i vajzave/ Zbardhet agjenda e javës së 8-të, Vllaznia pret në shtëpi Apoloninë

Kampionati i vajzave ka hyrë tashmë në një fazë tejet interesante, teksa janë zhvilluar shtatë javët e para. Fundjava do të mirëpresë ndeshjet e javës së tetë, që do të luhen të ndara në dy ditë. Sfida më interesante e kësaj jave është pa dyshim Vllaznia – Apolonia, e që të gjithë fansat e futbollit do të kenë mundësi ta ndjekin falas në kanalin zyrtar të FSHF-së në Youtube. Shkodranet janë në kërkim të tre pikëve të radhës, megjithatë kundër fierakeve të vendit të tretë nuk do ta kenë të lehtë. Sfida do të luhet të shtunën në Shkodër në ora 12:00.

Po të shtunën, Partizani do të presë në shtëpi durrsaket e Teutës. Të dyja skuadrat vijnë të karikuara mjaftueshëm këtë javë, pasi fundjavën e kaluar arritën të siguronin fitore në ndeshjet respektive. Një ndeshje jo e lehtë për të dyja ekipet, pasi si Partizani, ashtu edhe Teuta kërkojnë të marrin tre pikët e radhës. Takimi do të nisë në ora 11:00 në QSK Kamëz.

Sakaq, dy ekipet e tjera kryeqytetase, përkatësisht Tirana e Kinostudio do të luajnë në transfertë. Tirana do të përballet me korçaret e Skënderbeut të shtunën, në një sfidë të lehtë në letër për vajzat bardheblu, të cilat e kanë nisur mjaft mirë kampionatin, ku në 7 javë kanë marrë 7 fitore, teksa juglindoret kanë vetëm 1 fitore në 7 javë të luajtura. Ndeshja do të luhet në Korçë të shtunën, në ora 14:00.

Nga ana tjetër, Kinostudio do të luajë në transfertë ndaj Kukësit sfidën e javës së shtatë që është planifikuar të nisë në ora 13:00 e që pritet të jetë shumë e luftuar nga të dyja ekipet. Takimi përmbyllës i javës do të luhet të dielën, Lushnja – KF Laçi. Myzeqaret nuk e kanë bërë ende sefte për këtë sezon të ri futbollistik, duke u renditur në vendin e fundit me 0 pikë, ndërsa vetëm një pikë më shumë ka Laçi kundërshtar. Ndeshja do të luhet në Lushnje, ditën e diel në ora 13:00.

Ndeshjet e javës së tetë në kampionatin e vajzave:

Partizani – Teuta, e shtunë, ora 11:00

Vllaznia – Apolonia, e shtunë, ora 12:00

Kukësi – Kinostudio, e shtunë, ora 13:00

Skëndërbeu – Tirana, e shtunë, ora 14:00

Lushnja – KF Laçi, e diel, ora 13:00

Renditja aktuale:

Vllaznia 21 pikë

Tirana 21 pikë

Apolonia 18 pikë

Kinostudio 12 pikë

Partizani 10 pikë

Kukësi 6 pikë

Teuta 6 pikë

Skënderbeu 3 pikë

KF Laçi 1 pikë

Lushnja 0 pikë

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...