Të shtunën Vllaznia priti Lushnjën, në një ndeshje shumë të bukur dhe plot emocione, duke parë që u realizuan 4 gola, me vajzat kuqeblu që në fund triumfuan 3-1. Ky rezultat i jep një avantazh të rëndësishëm shkodraneve përpara ndeshjes së kthimit që do të zhvillohet në Lushnjë fundjavën e ardhshme. Gjithçka është e hapur dhe priten gola e emocione të mëdha dhe në përballjen e dytë në “Roza Haxhiu”.

Këtë të diel u luajt ndeshja tjetër gjysmëfinale, ajo që pa të përballeshin Apolonia me Kinostudion, në një sfidë shumë të luftuar dhe që u vendos me një gol të fierakeve, të cilat fitojnë në këtë mënyrë ndeshjen e parë. Kinostudio zhvilloi një ndeshje të bukur, plot dëshirë dhe grintë, duke kërkuar me ngulm një rezultat pozitiv që do t’i afronte më shumë drejt finales së madhe.

Finalja është ende e arritshme duke parë që të dielën e ardhshme në Tiranë do të luajnë ndeshjen e kthimit.

Në datë 22 maj do të zhvillohen ndeshjet e kthimit për fazën gjysmëfinale ndërkohë që finalja e madhe do të zhvillohet në Tiranë më 29 maj 2021.