Abissnet Superiore

Kampionati rikthehet të shtunën, ja kalendari i ndeshjeve të javës së tretë

Menjëherë pas raundit të Kupës që nuk i kurseu surprizat, por tanimë me rikthimin e sistemit me ndeshje vajtje-ardhje që ju lë kohë edhe atyre klubeve të Superligës që u befasuan, për të rikuperuar, vëmendja është e tëra për kampionatin.

“Abissnet Superiore” prezanton javën e saj të tretë me një seri ndeshjesh të shtrira në 3 ditë, teksa gjithçka nis të shtunën në drekë, me dy skuadra të kryeqytetit që zbresin në fushë, pasi luhen njëkohësisht në 13:45 Teuta-Dinamo dhe Kastrioti–Tirana.

Për shkak të rikonstruksioneve të terreneve Teuta–Dinamo luhet në impiantin e Rrogozhinës. Pas barazimit në inferioritet numerik në Shkodër, bregdetarët synojnë rikthimin te fitorja, e po ashtu edhe Dinamo që ndau një pikë mes pengjesh me Laçin, me “nëndetësen” e rikthyer me ambicie maksimale në elitë, mund të konsiderohet një sfidë pretendentësh.

Në të njëjtën kohë, Tirana zbarkon në Kamëz për përballjen me Kastriotin. Skuadra e Ramazan Ndreut është e vetmja që ka sigluar dy humbje në dy javët hapëse dhe do të kërkojë pikët e para pikërisht ndaj bardhebluve të Orges Shehit, në një sfidë ku Tirana, sidomos pas ndalesës në shtëpi me Egnatian, ka si detyrim vetëm fitoren.

E diela ndërkohë është dita e Supersfidës së javës, në orar mbrëmjeje, nën dritën e prozhektorëve të Elbasan Arena, luhet Partizani – Vllaznia. Shumë kuriozitet për të parë të kuqtë e Ilir Dajës, përballë një skuadre sulmuese si ajo e Brdaric që ka vetëbesimin në rritje. Me vetëm një pikë Partizani duhet të gjejë sa më shpejt kursin e duhur, dhe kjo sfidë tingëllon si një apel i vërtetë për ta.

Nuk mungon as futbolli i të hënës, me dy sfida tejet interesante, Egnatia – Skënderbeu, është përballja e dy skuadrave që duan pikë së pari të sigurojnë mbijetesën dhe e dinë se pikët në këto sfida direkte mund të rezultojnë vendimtare në këtë front, ndërkohë që rivaliteti dhe kualiteti bëhen bashkë në Laçi-Kukësi, duel ku kurbinasit pas sfidës së vështirë me Vllazninë, vihen para një tjetër prove të rëndësishme, përballë Kukësit që kryeson kampionatin duke shënuar plot 6 gola në dy sfidat e para.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency