Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedoni e Veriut

VIDEO/ Kampione e Maqedonisë së Veriut, Struga e Shpëtim Duros shkruan historinë

Struga shkruan historinë në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Skuadra e shqiptarëve buzë liqenit të Ohrit u shpall matematikisht kampione të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut dy javë para fundit.

Fitorja 3-0 e ekipit të drejtuar nga Shpëtim Duro (shënuan: Ibraimi 42′, Shabani 46′ dhe 77′) ndaj Sileksit e kombinuar me humbjen 2-1 të Shkëndijës së Tetovës në fushën e Shkupit, i bën të pavlera rezultatet në dy javët e fundit, pasi diferenca mes struganëve dhe kuqezinjve është thelluar në tetë pikë dhe me Shkupin mbetet shtatë pikë.

Lexo edhe:

Duhet kujtuar se Struga është pranë një tjetër suksesi të madh, pasi do të luajë më 20 maj përballë Makedonija GP në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Në rast suksesi edhe në Kupë, do të kompletonte dominimi absolut të skuadrave shqiptare në futbollin e Maqedonisë së Veriut (në kampionat, tri skuadrat e para janë shqiptare).

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Featured

Lionel Messi refuzon Barcelonën. Ylli argjentinas ka marrë vendimin final për të ardhemn e tij, teksa ka zgjedhur të transferohet në Shtetet e Bashkuara...